Kanë filluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për hyrë në Kosovë, shkaku i fluksit të madh gjatë pushimeve të verës.
Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 40 minuta, kurse kolona është deri në 350 metra, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Pritje për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet janë nga 15 deri në 20 minuta, ndërsa kolona deri në 100 metra.
Ndërsa, pikat e tjera kufitare janë lehtë të kalueshme, me pritje për hyrje-dalje deri në 5 minuta. /Gazeta Enigma