Presidentja Vjosmani ka njoftuar se ish-zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala është emëruar ambasadore e Kosovës në Itali.
Osmani tha se ajo “profesioniste e dalluar juridike”.
“Unë e njoh Nitën profesionalisht për rreth dy dekada dhe nuk kam dyshim se ajo do t’i shërbejë vendit të saj me nder”, shkroi ajo në X.
“I uroj suksese në detyrën e re, me besim se do të punojë në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Italisë, aleat i rëndësishëm dhe i kahershëm i vendit tonë”, shtoi ajo.
Shala kishte shërbyer si zëvendësministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti 1.
Gjithashtu jo ka qenë koordinatore nacionale për parandalimin e dhunës në familje. /Gazeta Enigma