Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka njoftuar tërheqjen e tij nga ky post, pas humbjes së Anglisë në finalen e EURO 2024 nga Spanja, njofton Gazeta Enigma.
“Si anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë. Kjo do të thotë gjithçka për mua, dhe unë i kam dhënë gjithçka. Por është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri. Unë po e lë rolin tim”, tha Southgate në një deklaratë.
Southgate më herët kishte thënë se do të tërhiqej nëse Anglia nuk e merr kupën në shtëpi.
Zyrtarë të lartë nga Federata e Futbollit të Anglisë i kishin kërkuar atij që të rrijë ende në këtë post, edhe për Botërorin 2026. /Gazeta Enigma