SRF: Goli i Shaqirit më i bukuri i Evropianit

SRF: Goli i Shaqirit më i bukuri i Evropianit

Televizioni zviceran, SRF, ka hapur një sondazh për golin më të bukur të Kampionatit Evropian.

Dhe më i miri është zgjedhur ai i Xherdan Shaqirit ndaj Skocisë.

Shaqiri ka njoftuar për përfundimin e karrierës tek Zvicra. Por do të kujtohet edhe për goditjen mjeshtërore në ndeshjen ndaj Skocisë.

Goli i Shaqirit i mori 44 për qind të votave. Votuan mbi 6400 persona.

Goli i Lamine Yamalit në gjysmëfinale u vlerësua i dyti më i miri me 26 për qind të votave.

Goli i Shaqirit ishte shpallur më i miri i xhiros së dytë të fazës grupore.

Related Articles