Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka kërkuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë pa vonesë, “me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, pas një takimi që e pati me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.
Borrell tha se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja “në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit”.
“Prioriteti kryesor është të ecim përpara me zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, tha Borrell.
Borrell po ashtu tha se rruga përkatëse evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon “përmes dialogut”. /Gazeta Enigma