Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin në autostradën “Arben Xhaferi”, e ku vdiq një person. Sipas policisë, në këtë aksident ka vdekur një shtetas i Maqedonisë së Veriut, teksa të përfshira kanë qenë dy vetura me targa të huaj.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar një mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje.
“Autostrada Arben Xhaferi – Drejtimi Lipjan / 17.07.2024 – 20:40. Ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa të huaja, një veture me targa vendore dhe një këmbësor shtetas i RMV-së, i cili ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar një mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.