Një person ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:20, në Malishevë.
Tutje bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
“Lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë tij ka ndërruar jetë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.