Daçiq: Jemi duke përcaktuar nëse sulmuesi është Artan Hajrizi apo vëllai i tij Fatoni

Daçiq: Jemi duke përcaktuar nëse sulmuesi është Artan Hajrizi apo vëllai i tij Fatoni

Ka dyshime të arsyeshme se bëhet fjalë për akt terrorist, thotë ministri serb i policisë Ivica Daçiq lidhur me vrasjen dhe plagosjen e rëndë të dy policëve në afërsi të Lloznicës”. 

Ai ka pretenduar se “ekziston dyshimi i bazuar se sulmi vjen nga Kosova, nga strukturat shqiptare. Kjo nuk mund të jetë rastësisht”.

Policia në vend ka gjetur pasaportën e të dyshuarit të lëshuar nga Kosova” në emër të Artan Hajrizit (1991), i cili kishte edhe letërnjoftim gjerman. Është publikuar edhe fotografia e tij.

Paraprakisht u konfirmua se Artani është vëllai i Faton Hajrizit nga Skenderaj, i burgosuri i cili më 6 korrik u arratis nga burgu i Smrekovnicës afër Vushtrrisë.

“Jemi duke përcaktuar nëse është personi të cilit i kemi gjetur dokumentet ai apo është vëllai i tij. Ka mundësi të bëhet fjalë edhe për identitet të rremë. Është kontaktuar edhe policia gjermane. Vëllai i tij është arratisur nga burgu në korrik. Ai vrau një ushtar rus, mendoj se nuk mund të jetë rastësisht, që akti të jetë organizuar”, ka thënë Daçiq.

Related Articles