Osmani takon kryeministrin belg, diskutojnë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Osmani takon kryeministrin belg, diskutojnë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar të premten se pati takim me kryeministrin belg, Alexander de Croo në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka falënderuar kryeministrin belg për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Ndër të tjera, e para e vendit tregon se u diskutua për rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve / Gazeta Enigma.

Related Articles