Arrestohet një person që e ndihmoi Faton Hajrizin të dalë nga burgu

Arrestohet një person që e ndihmoi Faton Hajrizin të dalë nga burgu

Një person në Mitrovicë është arrestuar, me dyshimin se e ka ndihmuar Faton Hajrizin të dalë nga burgu i Smrekonicës.

Këtë e bëri të ditur policia përmes një komunikate.

“Është ndaluar ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit një person për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Dhënia e ndihmës kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale. Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të ndaluarin”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles