Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka vdekur të dielën në QKUK, pasi ishte dërguar atje me probleme shëndetësore.
Në njoftimin e Policisë thuhet se vdekja po hetohet.
“Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK viktima mashkull kosovar, i cili ishte sjellë me probleme shëndetësore. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar derisa njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe IML kanë mbetur që të marr trupin e pajetë. Me vendim të prokurorit rasti inicohet si më lartë dhe i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.