Në pragë të fillimit të Lojërave Olimpike Parisi 2024, Franca ua ka refuzuar vizat rreth 100 gazetarëve, terapistëve dhe punonjësve teknikë, shtetas rusë dhe bjellorusë.
Krejt kjo për shkak të shqetësimeve për spiunim.
Kështu ka njoftuar ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, për gazetën “Le Journal du Dimanche”.
Lojërat Olimpike, të cilat tërheqin qindra mijëra vizitorë të huaj, do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht.
Darmanin tha se Franca është gjithashtu e shqetësuar për sulmet kibernetike gjatë lojërave.
Ndryshe, ekipet ruse dhe bjelloruse janë ndaluar të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore, si ndëshkim për pushtimin rus të Ukrainës, të cilin Bjellorusia e ka mbështetur. /Gazeta Enigma