Gati se në të gjitha pikat kufitare vazhdon pritja e mërgimtarëve deri në një orë për të hyrë në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim lidhur me gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare.
Tek Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë e dalë nga Kosova po zgjasin një orë. Kolona në hyrje është 300 metra, e në dalje 100.
Në Merdare e Muçibabë, pritjet janë deri në 10 minuta, derisa në pikëkalimet tjera kufitare 3-5 minuta.