Këto janë ngjarjet e ditës që priten të ndodhin në Kosovë

Këto janë ngjarjet e ditës që priten të ndodhin në Kosovë

Këto janë ngjarjet që priten të ndodhin sot në Kosovë.

09:00
Mbahet Samiti i Arsimit dhe Aftësimit Profesional – VET Sami. (Innovation Traning Park, Prizren)

10:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave plenare)

10:00
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën e diskutimit “Gratë Konsumatore – të drejtat e kosumatorëve nga perspektiva gjinore”. (Hotel “Opera”, rr. “Fehmi Agani”, Prishtinë)

10:00
Mbahet tryezë diskutimi për shëndet mendor posaçërisht dhe ndikimin që ka pasur pandemia në jetën e personave LGBTI+. (Zyra e “Fondacionit 17”, Prishtinë)

11:00
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie për 100 ditëshin e Qeverisë. (Zyret e LDK-së, Prishtinë)

13:00
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë dhe organizatës UN-Habitat. (Holli i Kuvendit)

16:00
Autostrada Biennale, në edicionin e saj të tretë, bashkë me edicionin e pestë të Javës së Krenarisë në Kosovë, prezantojnë instalacionin artistik “Lule, Mos më harro 2020 – 2021”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)

19:30
Prezantohet shfaqja e jetës tejet të vështirë të një personi transgjinor gjerman – Charlotte von Mahlsdorf, e cila i ka mbijetuar regjimit Nazist dhe atij Stasi. (Teatri “Dodona”, Prishtinë)

Related Articles