Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare.
Tek Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje janë deri në 1 orë, e kolona 300 metra, derisa në dalje pritjet janë 20 minuta, ndërsa kolona 150 metra.
Në Jarinje, pritjet në hyrje janë 25-30 minuta, derisa në pikat tjera kufitare nga 3 deri në 10 minuta.