Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se si kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së e ka kontaktuar shefin e kësaj Agjencie, Petrit Ajetin, për të kërkuar një përgjigje, meqë janë ngritur pretendime se agjencia është përfshirë në skandalin me lajmin e “Slobodna Bosna” që u transmetua në RTK.
Musliu ka thënë se në bazë të përgjigjes zyrtare që ka marrë, Drejtori i AKI-së ka deklaruar se AKI-së s’është e përfshirë dhe s’ka të bëjë me këtë rast.