Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për aksionit e Policisë së Kosovë në Agjensinë për Zhvillimin e Bujqësisë, raporton Gazeta Enigma.
Haxhiu ka përgëzuar institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione.
Tutje, ministrja shtoi se zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre dhe janë pasuruar kundërligjshëm në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi.
“Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi. Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë!
Shteti i së drejtës nuk ka alternativë”, ka theksuar Haxhiu.