Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare, raporton Gazeta Enigma.
Në bazë të infografikës, pritjet tek Dheu i Bardhë po zgjasin deri në 3 orë në hyrje dhe një orë në dalje. Pritje të gjata ka edhe në pikëkalimin kufitar në Muçibabë, ku kolona ka arritur deri në 1 mijë metra në hyrje, e 300 metra në dalje.
Pritjet në hyrje të këtij pikëkalimi janë 1 orë e gjysmë, e në dalje 40 minuta.
Në Merdare pritjet janë nga 20-30 minuta, në Kullë nga 20 deri në 25 minuta, në Glloboqicë 30 minuta, Jarinje 15-20 minuta dhe Bërnjak deri në 15 minuta.