Gjashtë persona janë arrestuar gjatë një aksioni të Prokurorisë Speciale në rajonin e Prizrenit.
SH.K., A.K., G.H., N. J., K.M. dhe A. M, janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për veprat penale.
”Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa mujor, ku në bashkëpunim me Policinë janë kontrolluar edhe disa lokacione në këtë rajon, thuhet në njoftimin e PSRK-së.