Krasniqi: Fazliu ia solli Kosovës medaljen që i mungonte

Krasniqi: Fazliu ia solli Kosovës medaljen që i mungonte

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është gëzuar fitores së Laura Fazliut në “Paris 2024”, duke thënë se ajo ia solli Kosovës medaljen e vetme olimpike e cila i mungonte – të bronztën.

“Medalja e pestë Olimpike për Kosovën, për xhudon tonë, në vetëm tri olimpiada. Sot është përsëri momenti për t’i thënë faleminderit Driton Kukës, Majlinda Kelmendit dhe të gjithë ekipit dhe xhudistëve tanë të jashtëzakonshëm. Jam krenar me secilin prej jush dhe shumë me fat që bashkë kemi punuar që këto medalje të bartin flamurin e Kosovës. Faleminderit nga zemra edhe për një kampanjë fantastike në Lojërat Olimpike. Ju lumtë”, shkroi Krasniqi në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma

Related Articles