Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besnik Berisha ka folur për atë se a ka tortura nëpër burgjet e Kosovës.
Në emisionin ‘Pressing’ në T7, Berisha thotë se sa i përket burgjeve, nuk ka dëgjuar të ketë tortura, përveç nëse të burgosurit sillen si ‘kapadai’.
“Torturë në kuptimin që dikush torturohet se i ka duart e lidhura dhe është Brenda unë që 15 vite në fushën e Drejtësisë nuk kam dëgju, e askush nuk ma ka kumtu. Por, torturë në rast se dikush e luin kapllanin Brenda për Brenda burgut, nuk përfill gardianin, nuk përfill rendin shtëpiak, ata nuk kanë mundësi me dërgu komunikatë e me thon përfillna neve.
Unë e kam dëgju me keqardhje copëzat e Faton Hajrizit që thojke se më kanë torturuar për periudhën e unmikut, nuk përjashtohet mundësia që qashtu ka ndodh sepse në kohën kur ai është arrestuar edhe ka qenë i ri, mënyra dhe qeliat kanë qenë ndryshe, pra tash kemi standard të tjera nëpër burge, kemi monitorim gjithandej”.
Ndërsa, thotë se ka raste të dhunës sa i përket hetuesisë.
“Sa i përket hetuesisë, Po ka raste të dhunës, ka raste kur I kap euphoria hetuesit, ka edhe në trafik keqtrajtime. Policia jonë në disa raste, po flas në numër të vogël, ka raste kur ju ajet koka dhe mendojnë që e veshin uniformën e keni një mburojë vetëm në numra e jo në emer, e mund të abuzosh e keqtrajtosh, janë raste të izoluara por që mjerisht nuk raportohen”.