Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka, do ta fillojë sot luftën e saj të parë, në rrugën drejt të artës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Kuka, e cila garon në kategorinë deri në 78 kilogram, përballë do ta ketë xhudisten nga Sllovania, Metka Lobnik.
Ndeshja është paraparë të fillojë nga ora 10:00.
Nëse Kuka arrin të sigurojë një medalje, kjo do të jetë e treta për Kosovën në këtë Olimpiadë. /Gazeta Enigma