Dita Kombëtare e Zvicrës, Osmani uron homologen e saj

Dita Kombëtare e Zvicrës, Osmani uron homologen e saj

Zvicra sot feston Ditën Kombëtare të saj.

Andaj, presidentja Vjosa Osmani ka uruar presidenten zvicerane, Viola Amherd, derisa ka theksuar rolin mbështetës që ka pasë Zvicra ndaj Kosovës ndër vite.

“Zvicrra ka qenë një mike e vërtetë dhe një aleate e palëkundur, duke qëndruar krah për krah me Kosovën gjatë gjithë viteve. Sot, ne festojmë me ju, duke nderuar lidhjet e forta që lidhin vendet tona, përfshirë rolin që diaspora jonë vibrante ka luajtur në ndërtimin e këtij partneriteti të fortë”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Enigma

Related Articles