Stano për mundësinë e rihapjes së Urës së Ibrit: Çdo veprim të ndërmerret në kuadër të dialogut

Stano për mundësinë e rihapjes së Urës së Ibrit: Çdo veprim të ndërmerret në kuadër të dialogut

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka dhënë sot një konferencë për media, ku ka diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga atje ai ka thënë se çfardo vendimi që merret nga secila palë në dialog, duhet të bëhet në suaza të linjave të këtij procesi, kjo duke foluar për mundësinë  e hapjes së Urës së Ibrit.

Tutje ai ka theksuar se rihapja e urës është çështje dialogu, dhe “çdo vendim për hapjen duhet të bëhet në kuadër të dialogut”.

“Ne kurrë nuk spekulojmë për skenaret ‘nëse’. Qëndrimi ynë i përgjithshëm është se marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut duhet të zbatohen, ky është një detyrim i kahershëm për të dyja palët”

“Dhe çfarëdo hapash dhe veprimesh që do të ndërmerren, që kanë ndikim në njërën anë dhe në tjetrën, duhet të zgjidhen, diskutohen dhe çohen përpara në kuadër të dialogut, dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Stano. /Gazeta Enigma

Related Articles