Arrestohen dy persona në Austri, planifikonin sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift

Arrestohen dy persona në Austri, planifikonin sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift

Dy persona janë arrestuar në Austri, pasi që dyshohet se po bënin një komplot për sulm terrorist e këngëtares amerikane Taylor Swift, transmeton Gazeta Enigma.

Njëri nga të dyshuarit është një 19-vjeçar, me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, i cili u zotua për besnikërinë e tij ndaj ISIS. Ai jetonte me prindërit e tij në qytetin Ternitz.

Të dy u arrestuan ditën e sotme pasi policia bastisi shtëpinë e 19-vjeçarit dhe gjeti kimikate dhe substanca të ndryshme.

Banorët e Ternitz u evakuuan dhe rrugët u mbyllën gjatë bastisjes.

Objektivi i sulmit ishte stadiumi Ernst Happel i Vjenës, ku Swift është planifikuar të performojë nesër, të premten dhe të shtunën në mbrëmje si pjesë e turneut të saj Eras.

Drejtori i Policisë së Shtetit të Vjenës Franz Ruf dhe shefi i policisë Gerhard Purstl thanë gjatë një konference për shtyp se të dy burrat ishin radikalizuar përmes internetit dhe me sa duket kishin plane specifike se si do të kryhej sulmi. /Gazeta Enigma

Related Articles