Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, më shumë se 40 atletë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes.
Sipas OBSH-së, kjo rritje e re globale e rasteve me Covid-19 vije pasi numri i personave që vaksinohen ka rënë.
Tutje ata kanë shtuar se ndonëse ka kaluar pandemia, virusi vazhdon të jetë aktiv dhe të qarkulloj mes personash andaj ka sugjeruar që të fillohet vaksinimi i personave më të rrezikuar, njofton AFP, përcjellë Gazeta Enigma.
Ndër atletët që kanë rezultuar pozitiv me këtë është edhe notari britanik Adam Peaty, ndërsa atletja austaliane Lani Pallister pasi është sëmurë u tërhoq edhe nga gara. /Gazeta Enigma