Hamza në SHBA takohet me Ambasadorin Daniel Fried dhe eksperten e lartë për NATO-n, Rachel Rizzo

Hamza në SHBA takohet me Ambasadorin Daniel Fried dhe eksperten e lartë për NATO-n, Rachel Rizzo

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, njëherësh kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, njoftoi se sapo ka përfunduar një takim përmbajtësor në Këshillin Atlantik, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Hamza po ashtu njoftoi se bashkëbisedoi hollësisht me Ambasadorin Daniel Fried, i cili ishte Ndihmës Sekretar i Shtetit kur Kosova shpalli pavarësinë, si dhe me eksperten e lartë për NATO-n, Rachel Rizzo.

“Ne biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe për hapat që duhet të ndërmarrë Qeveria e ardhshme për ta kthyer vendin në rrugën e anëtarësimit të shpejtë në NATO”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.

“Aleatët dhe miqtë e Kosovës janë të shumtë në kryeqytetin e Amerikës dhe të botës së lirë. Plani im për qytetarët e Kosovës është i qartë dhe i fokusuar në rritjen ekonomike, rritjen e pagave dhe përmirësimin e mirëqenies. Këto objektiva të përbashkëta mund të arrihen vetëm në bashkëpunim me miqtë e aleatët dhe jo nëse izolohemi nga bota”, shkroi tutje Hamza. /Gazeta Enigma

Related Articles