Forcat izraelite kanë vazhduar sulmet ajrore në të gjithë Rripin e Gazës, duke goditur kampin e refugjatëve, Al- Bureij, ku lanë vrarë të paktën 15 persona, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë.
Ushtria izraelite po ashtu kishte shënjestër të goditjes edhe shkollat al-Zahraa dhe Abdel Fattah Hamoud, në Lindje të gazës, raporton mediumi Al Jazeera.
Të paktën 39,699 njerëz janë vrarë dhe 91,722 janë plagosur në luftën e Izraelit në Gaza. Rreth 1,139 njerëz u vranë në Izrael gjatë sulmeve të udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor dhe më shumë se 200 u zunë robër.