Ministria e Jashtme: Po kryhen procedurat për identifikimin e trupit të Faton Hajrizit

Ministria e Jashtme: Po kryhen procedurat për identifikimin e trupit të Faton Hajrizit

Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar edhe një herë se trupi i Faton Hajrizit që u vra në Lloznicë të Serbisë ka mbërritur në Kosovë.

Sipas MPJ-se, institucionet përkatëse të Kosovës po i kryejnë procedurat e mëtejme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë”.

“Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e MPJ-së

Tupi i Faton Hajrizit ka mbërritur në Kosovë mbrëmë pas mesnates, ku avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, ka thënë se tashmë trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Related Articles