Faton Hajrizi do të varroset të dielën në ora 14:00, në fshatin Klinë e Ulët në Skenderaj.
Kështu njoftoi vëllai i tij Artan Hajrizi, në një postim në Facebook.
Trupi i të ndjerit u transportua nga Serbia në Kosovë mbrëmë një orë pas mesnate.
Identifikimi i trupi të tij u bë edhe sot nga nëna e tij, ndërkohë që dje u konfirmua nga avokati i familjes, Arianit Koci.
Hajrizi u vra më 19 korrik në Loznicë të Serbisë, nga forcat serbe, pasi vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi.