Gjendje e rëndë: Rreth 20 vatra zjarri ende aktive në Shqipëri

Gjendje e rëndë: Rreth 20 vatra zjarri ende aktive në Shqipëri


Gjatë ditës së diel, sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në #AKMC, në të gjithë territorin e Shqipërisë janë identifikuar 28 vatra zjarri.

Sipas informacioneve u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 9 vatrave, ndërsa 19 mbeten ende aktive.

Situata paraqitet problematike në fshatin Kostar të bashkisë Finiq. Në fshatin Mërtiraj të bashkisë Selenicë situata është nën kontroll. Ndërsa në fshatin Bashaj, po në këtë bashki është riaktivizuar zjarri i rënë një ditë më parë në sipërfaqe me shkurre. Era e fortë që po fryn në drejtim të fshatit Mesaplik e bën të vështirë ndërhyrjen.

Në Parkun Kombëtar të Prespës, Mali i Thatë zjarri vijon të jetë aktiv, pasi terreni vështirëson shuarjen e plotë të tij.

Related Articles