Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje të hënën për trajnimin e përbashkët të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.
“Forca e Sigurisë së Kosovës në një ushtrim të përbashkët me Trupat speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën”, tha ai.
“Gjatë stërvitjes #ValorShield24, trupat e njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese.”
Në fund, Maqedonci ka shkruar “krah për krah” duke shtuar edhe flamujt e Kosovës, Shqipërisë dhe Amerikës.
Postimi i plotë: