“Slobodna Bosna” fshiu një herë pjesën ku pretendoi se Nacionale dhe Periskopi janë të financuara nga Serbia.
Pas paralajmërimit për padi nga gazeta Nacionale, portali boshnjak Slobodna Bosna, e kishte bërë ndryshimin e komplet artikullit në pjesën ku përmendej gazeta Nacionale dhe Periskopi.
Avokatja e Nacionales në Bosnje dhe Hercegovinë, Jovana Kisin, ka dërguar kërkesë dhe paralajmërim për padi në adresën e portalit boshnjak. Kisin ka demantuar fuqishëm lajmin, duke kërkuar publikimin e demantit dhe fshirjen e emrave të mediave.
Por, vetë pak kohë pas kësaj, emrat e dy gazetave sërish janë kthyer në artikull.