Qeveria Kurti ua mbylli postat, Drejtori i Postës së Serbisë fton serbët e Kosovës t’i kryejnë shërbimet në Merdarë

Qeveria Kurti ua mbylli postat, Drejtori i Postës së Serbisë fton serbët e Kosovës t’i kryejnë shërbimet në Merdarë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Postës së Serbisë, Zoran Angjellkoviq, ka vizituar dje postën e rinovuar në fshatin Merdarë dhe postën në Banjën e Kurshumlisë, shkruan agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Në hotelin “Pllaninka” në këtë banjë, ai u takua edhe me drejtorin e njësisë punuese dhe me menaxherët e nëntë degëve të Postës së Serbisë të mbyllura në Kosovë.

Angjellkoviq ka thënë se posta në Merdarë është e pajisur për të punuar “jo dy apo tre ditë në javë si më parë, por gjashtë ditë”, në mënyrë që t’u ofrohet mundësi njerëzve nga Kosova që të kryejnë punën e tyre atje, “në radhë të parë për marrë pensione dhe për të marrë dhe dërguar letra”.

“Në veri të Kosovës na kanë bllokuar të gjitha postat. Detyra jonë është të menaxhojmë dhe të gjejmë një mënyrë që qytetarët “tanë në Kosovë” të mos dëmtohen”, ka pretenduar Angjellkoviq.

Ai ka thënë se posta në Merdarë është pajisur pikërisht me qëllimin që, sipas fjalëve të tij, të ketë një këmbimore dhe një degë për gjithçka që mund të ofrojë posta.

“Sigurisht që është barrë për njerëzit që vijnë nga Graçanica, Lapnasella apo ndonjë vend tjetër për të marrë pensionin këtu dhe gjithçka tjetër, por përderisa regjimi i Kurtit është i tillë dhe ata që qëndrojnë pas tij nuk e bindin se me këtë lloj veprimi kundër “popullit serb” duhet të ndalet, ne do t’ia dalim ashtu si është e mundur”, ka pretenduar ai.

Angjellkoviq nuk ka harruar të theksojë “e kanë përkrahjen e presidenti të tij Aleksandar Vuçiq”, i cili ka porositur se “Serbia do të kujdeset për popullin e tij dhe se nuk do të dorëzohet para akteve terroriste të Kurtit”.

Related Articles