Deputeti nga radhët e LVV-së, Armend Muja, iu është kundërpërgjigjur zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pasi ky i fundit në vazhdimësi ka kritikuar Kosovës për planet për hapjen e urës së Ibrit, ndërkohë që sot tha se Kosova rrezikon të mbetet “e vetme”, pa mbështetjen e BE-së.
Muja tha se Stano është “i prirë” të jap deklarata kundër të gjitha vendimeve të Qeverisë që lidhen me veriun e vendit.
“Sa i përket deklaratave të Stanos, ky ka predispozitë të deklarojë gjithçka dhe të jetë kundër çfarëdo vendimi që merr Qeveria e Kosovës në raport me veriun. Thirrja ime ndaj tij është që të përmbahet”, tha Muja. /Gazeta Enigma