Reperi shqiptar Noyzi është liruar nga paraburgimi nga gjykata në Durrës.
Ai ishte në paraburgim tash e disa ditë, ndërkohë që po shqyrtohej kërkesa nga autoritetet e Kosovës për ekstradimin e tij.
Ai ishte arrestuar pasi dyshohej për një përfshirje në një sherr që kishte ndodhur në një diskotekë në Pejë.
Gjykata e mori vendimin pasi ka caktuar masën e garancisë pasurore, e njohur si dorëzani, siç raporton Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha. /Gazeta Enigma