“Ka ardhë koha që shqiptarët edhe njëherë ti mbushin sheshet Evropës për të kërkuar drejtësi”

“Ka ardhë koha që shqiptarët edhe njëherë ti mbushin sheshet Evropës për të kërkuar drejtësi”

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Gjykata Speciale sot vendosi që t’ia vazhdojë paraburgimin ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Musliu i quajti Dhomat e Specializuarë “të politizuara”, duke thënë se ky vendim është edhe një hap “i rëndë e i papranueshëm” i padrejtësive që bëjnë të “fortit”.

“Ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës edhe njëherë ti mbushin sheshet Evropës për të kërkuar drejtësi dhe për të mbrojtur luftën çlirimtare”, shkroi Musliu në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma

Related Articles