Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në një sallë dasmash në Ferizaj, ku një 89-vjeçar ka vdekur pasi një person shtiu me armë ndaj tij, raporton Gazeta Enigma.
Personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me armë, është Besim Ramadani, zyrtar policor.
Ai kishte qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin që ka ndodhur krimi.
I dyshuari tashmë është dorëzuar në stacion policor, ndërsa viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu, 89-vjeçar.
Sipas Sinjalit, viktima është i afërm i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut – (axha i burrit të presidentes së Kosovës).
Qazim Reka, zëvendësdrejtor i Policisë në rajonin e Ferizajt, ka bërë të ditur se zyrtari policor i cili dyshohet se e kreu vrasjen në dasmën në Bibaj të Ferizajt është arrestuar.
Vrasja ka ndodhur në sallën e dasmave ‘Fron Pallac’.
“Sot me 16.08.2024 , ne ora 19/25 , në rrugën Engjell Zefi “ në fshatin Bibaj komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave ‘Fron Pallac’ ka ndodhur një vrasje , me të marr informacionin , menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësi policore reaguese dhe hetuesit , sipas informacioneve fillestare i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasje është një zyrtar policor , i cili është arrestuar , ne lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore ne Ferizaj dhe Inspektorati Policor , për informata tjera ju informojmë me raport shtese .”, ka thënë ai.
Kushtrim Hodaj, kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e ndodhur në Ferizaj është një zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt./Gazeta Enigma/