E diela me dy ndeshje interesante në Superligë

E diela me dy ndeshje interesante në Superligë

Dita e sotme i ka rezervuar dy ndeshje tejet interesante për adhuruesit e futbollit.

Në Superligën e Kosovës në program janë lojët Ferronikeli – Llapi dhe Malisheva – Ferizaj.

Në ndeshjen e parë Nikli kishte pësuar 2:1 nga Ferizaj, kurse Llapi ka barazuar ndaj Gjilanit në “Zahir Pajaziti”.

Kështu skuadra e Tahir Batatinës, do të tentojë të marrë pikët e plota, ani se do të jetë goxha e vështirë pasi që skuadra nga Drenasi, në xhiron e parë nuk arriti të marrë pikë.

Ndeshjet pritet të nisin nga ora 17:00.

Related Articles