Gjilani dhe Ballkani do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit të xhiros së dytë në Albi Mall Superligë.
Në fakt kjo do të jetë ndeshja e katërt, pasi dueli mes Prishtinës dhe Dritës është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
Skuadra e Ardian Nuhiut para adhuruesve të vet pret Ballkanin dhe kërkon që të marrë fitore.
Megjithatë një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë, ndaj Ballkanit që është kampion në fuqi dhe gjithmonë mposhtet me vështirësi.
Pas barazimit në ndeshjen e parë ndaj Llapit, Gjilani kërkon që ta shijoj fitoren e parë në Superligë për sezonin 2024/25.
Në anën tjetër suharekasit pas eliminimit nga garat evropiane tani gjithë fokusin e kanë në kampionat dhe kërkojnë vazhdimësi të fitores nga xhiro e parë.
Sfida mes Gjilanit dhe Ballkanit fillon nga ora 17:00.