Publikohet fotografia ku shihet djali i Vuçiqit, Danilo me grupin që sulmuan në Banjskë

Publikohet fotografia ku shihet djali i Vuçiqit, Danilo me grupin që sulmuan në Banjskë

Edhe pse shteti i Kosovës ka paraqitur fakte se shteti i Serbisë është i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ende nuk është marrë ndonjë masë ndaj tyre, raporton Gazeta “Enigma”.

Analisti i sigurisë, Avni Islami, ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook ku thotë se është dëshmi që Serbia është e përfshirë në këtë sulm.

“Në këtë foto, shihet djali i Aleksandar Vuçiqit – Danilo Vuçiq së bashku me disa pjesëtar të grupit terrorist të Banjska. Foto është  e vitit 2018. Këtu shihet që janë Marko Djukiq, Danijel Djukiq dhe Lazar Radenkoviq”, ka shkruar Islami.

Tutje ai ka theksuar se “fotografia është realizuar në “Bajova kula Beach Bar & Restaurant” në Mal të Zi”.

“Sqarim në foto 1,2 dhe 3: 1.Lazar Radenkovic, 2. Danijel Djukic (njeri nga personat me te afert te M. Radoicic), dhe 3. Marko Djukic (vëllau i Danijel Djukic, i cili gjithashtu kujdeset për sigurime personale të familjes se M. Radoicic, respektivisht djalit te tij, Petar Radoicic)”, tha Islami. /Gazeta Enigma/

Related Articles