Pothuajse 20 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike pas një sulmi rus në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
Siç raportojnë mediat e huaja, sulmi gjatë natës në rajonin verilindor Sumy la 18 mijë e 500 njerëz në 72 qytete dhe fshatra pa energji.
Kështu kanë bërë të ditur edhe zyrtarët rajonal ukrainas.
Rajonet shtrihen në kufirin rus, fqinj me rajonin e Kurskut.
Sulmet bombarduese në Sumy janë shtuar që nga inkursioni i Ukrainës.
Objektet energjetike të Ukrainës kanë qenë gjithashtu një objektiv pothuajse i përditshëm i sulmeve ruse gjatë gjashtë muajve të fundit. /Gazeta Enigma