Kryeministri kosovar, Albin Kurti është duke qëndruar në SHBA, ku po realizon takime të ndryshme, raporton Gazeta Enigma.
Takimin e fundit e pati me Ivan Vukoviq, një politikan nga Mali i Zi.
Vukoviq, që ka shërbyer edhe si kryetar i Podgoricës, ka shkruar se ka diskutuar shkurtimisht me Kurtin në lidhje me situatën politike në Mal të Zi e Kosovë.
“Kisha kënaqësinë të takohesha me kryeministrin Albin Kurti dhe të diskutoja shkurtimisht situatën politike në Mal të Zi dhe Kosovë, si dhe në të gjithë rajonin. Ne shpresojmë dhe punojmë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, paqësore dhe prosperuese, bazuar në parimet e demokracisë multietnike”, ka shkruar ai. / Gazeta Enigma.
It was my pleasure to meet with PM @albinkurti and briefly discuss the political situation in 🇲🇪 and 🇽🇰 as well as across the rest of the region. We hope and work for 🇪🇺 future of the Western Balkans, peaceful and prosperous, based on the principles of multiethnic democracy. pic.twitter.com/a6mkHhTUHe— Ivan Vukovic (@pg_citizen) August 20, 2024