Tri vdekje brenda 24 orëve në Kosovë, Policia jep detaje

Tri vdekje brenda 24 orëve në Kosovë, Policia jep detaje

Policia ka raportuar tri vdekje brenda 24 orëve në Kosovë.

Në rastin e parë, në Prishtinë një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në Gjilan, një person ishte dërguar në Qendrën Emergjente për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nga mjeku kujdestar ishte konstatuar vdekja e tij. Ndërkaq në Prizren, një burrë tjetër është gjetur pa shenja jete dhe për të njëjtin, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, raporton Klankosova.tv.

Raporti i policisë:

Prishtinë NN.  Raportohet se është gjetur pa shenja jete  në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Gjilan 21.08.2024-19:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nga mjeku kujdestar ishte konstatuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Prizren 21.08.2024-21:45. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësite përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit , trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Related Articles