Drejtori i CIA-së, William Burns, është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta “Enigma”.
Të mërkurën Burns qëndroi në Bosnje dhe Hercegovinë, e pastaj do të shkojë edhe në Serbi. Sipas mediumit gjerman, Deutsche Welle, Burns do ta vizitojë edhe Kosovën.
“Burns vizitoi Bosnjë-Hercegovinën në disa raste edhe në cilësinë e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, por edhe vende të tjera të rajonit. Drejtori i CIA-s, William Burns viziton pas B-H edhe Beogradin dhe Prishtinën” – shkruan DW.