Afati kohor i konvertimit të patentë shoferëve të strukturave serbe ilegale në patentë shoferë të Kosovës, përfundon të premten më 23 gusht.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka njoftuar se përdoruesit e patentave ilegale, mund të gjobiten nga 500 deri në 1500 euro.
Ndërkaq, mbi gjashtë mijë kërkesa, tashmë janë parashtruar për të konvertuar patentë-shoferët ilegalë të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.
6 mijë e 168 qytetarë nga komuniteti serb, kanë aplikuar deri më tani për konvertim të patentë shoferëve, ka bërë të ditur Elshani.