Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se drejtori ekzkutiv i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka dhënë dorëheqje, raporton Gazeta “Enigma”.
Në një përgjigje për Gazetën “Enigma”, Ministria e Shëndetësisë e ka konfirmuar dorëheqjen e Ramadanit e kanë pranuar më 14 gusht të këtij viti. Tutje ata kanë njoftuar se Ramadani nuk ka paraqitur arsye për dorëheqjen e tij.
“Ju njoftojmë se me datën 14.08.2024, Ministri i Shëndetësisë ka pranuar dorëheqjen e Dr. Naser Ramadanit nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së. Dr. Naser Ramadani nuk ka paraqitur arsye për dorëheqjen e tij “, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
MSH ka njoftuar se Ushtrues Detyre i Drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së është caktuar Dr. Ardita Baraku.
“Me vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Ushtrues Detyre i Drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së është caktuar Dr. Ardita Baraku, Specialiste e Shëndetësisë Publike në Departamentin e Mjekësisë Sociale në IKShPK”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Kujtojmë se Naser Ramadani e ka ushtruar detyrën e drejtorit të IKShPK-së për rreth 12 vite me radhazi. /Gazeta Enigma/