Vizita e Burns në Kosovë, Vokshi: Shefi i CIA-s ndihej si në shtëpinë e tij

Vizita e Burns në Kosovë, Vokshi: Shefi i CIA-s ndihej si në shtëpinë e tij

Shefi i CIA-s, William Burns, gjatë ditës ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Sipas analistit, Indit Vokshit, Burns nga gjuha e trupit të tij, ndihej si në shtëpinë e tij në Kosovë.

Këto deklarime ai i ka bërë gjatë një transmetimi live në televizionin Klan Kosova, përcjellë Gazeta Enigma.

Vokshi tha se Burns dha mesazh të qartë gjatë vizitës së tij në Kosovë e në rajon.

“Kosova është një shtet ku Shtetet e Bashkuara kanë bazë ushtarake. Nuk bëhet fjalë që Kosova, ose liderët politikë të Kosovës, të kenë mundësi, të kenë dëshirë apo interes, për të kërcënuar interesat amerikane. Pra nga gjuha e trupit, shefi i CIA-s ndihet si në shtëpinë e tij në Kosovë, nuk ka ndonjë problem, e asnjë arsye të mos tregohet miqësor”, tha Vokshi.

“Nëse shefi i CIA-së nuk do të donte të publikohej vizita e tij, nuk do të publikohej. Pra vet publikimi është mesazh për të thënë që këtu jepen porosi, dhe jepen paralajmërime, sepse ka të dhëna, ndoshta jo shumë kërcënuese për luftë rajonale, por ka të dhëna që modeli shtetëror amerikan dhe interesant amerikane matin tensionin për të provokuar dhe për të vënë në dyshim”.

Shefi i CIA-s qëndroi për vizitë dy ditë në Kosovë, ku pati takime me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. /Gazeta Enigma

Related Articles