Policia ka njoftuar se një e mitur ka pranuar tretman mjekësor, pasi dyshohet se është sulmuar seksualisht, shkruan Enigma.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari në lidhje me këtë rast gjendet në arrati.
“Me 23.08.2024 viktima femër kosovare e mitur, ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.