Sot bëhen nëntë vite nga nënshkrimi i katër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

Sot bëhen nëntë vite nga nënshkrimi i katër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

Kanë kaluar nëntë vite nga nënshkrimi i katër marrëveshjeve për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Në Bruksel, më 25 gusht të 2015-tës, Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, në prani të shefes së atëhershme të diplomacisë evropiane Federica Mogherini, nënshkruan këto marrëveshje:

Marrëveshjen për Telekomunikacionin
Marrëveshjen për Energjinë
Lirimi për qarkullim i urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë si dhe
Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Aso kohe pala kosovare dhe bashkësia ndërkombëtare kanë insistuar që të katër marrëveshjet të nënshkruhen së bashku, pasi pala serbe ka qenë më së shumti e interesuar për marrëveshje për asociacionin e komunave me shumicë serbe ndërsa ajo kosovare për tri marrëveshjet e tjera./Gazeta Enigma

Related Articles